Vendosni fjalën kyçe....

Rrëfimi i Nanos për raportet me Berishën, Metën e Ramën


Ish-kryeministri Fatos Nano në rrëfimin e tij në emision “Opinion” ka dhënë konsideratat e tij për Sali Berishën, Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Në rrëfimin e tij Nano e konsideroi rolin e Berishës në politikë si konfliktual dhe si personin që investoi direkt në burgosjen e tij.

Për Ilir Metën, ish-kryeministri thotë se është përfituesi më i madh i mbështetjes së tij.

Ndërsa për Kryeministrin aktual Edi Rama ai thotë se ka akoma komunikime dhe raporte personale me të.

Intervista:

Konsideratat për Sali Berishën:

Blendi Fevziu: Po roli i tij (Sali Berishës) në politikën shqiptare në përgjithësi, ky është përkufizimi që mund të japësh?

Fatos Nano: Roli i Berishës në politikën shqiptare ka qenë në vlerësimin tim konfliktual. Pra, në periudhën e parë ai pati, krijoi dhe ushtroi autoritetin e marrjes së vendimeve të mëdha, si në drejtim të krijimit të institucioneve të reja demokratike, ashtu dhe në ekonomi. Ndërkohë, po ta ndjekësh me këtë synim, ai ka qenë gjithmonë i përfshirë personalisht në vendime të mëdha. Që do të thotë, i gatuante vendimet e mëdha sipas kuptimit të tij. Më kujtohet një intervistë me BBC që atëherë shfaqej vetëm në TVSH, ku duke folur për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, e shoqëron me gjestin, që e trajtoi atë si një lodër të vetën. Ky ishte koncepti i tij dhe gjithçka mesa duket në kuptimin e tij duhet të kalonte nëpërmjet tij përfshi edhe lënien mënjanë të atyre që e kundërshtonin. Ndërkohë, ai erdhi duke e thelluar sjelljen dhe kuptimin apo veprimet e njeriut të konfliktit, dhe njeriu që ka ngulur konfliktin që edhe sot e kësaj dite nuk po largohet dot nga politika shqiptare, është Sali Berisha. Dhe di vetëm mënyra konfliktuale për të realizuar ambiciet e veta. Është e pamundur të kesh një proces paqësor të shtrirë në kohë për të arritur synime më të mëdha me kosto më të ulëta me Sali Berishën.

Blendi Fevziu: Por ju keni bashkëpunuar me të në momente të caktuara të zgjedhjeve.

Fatos Nano: Ja po të tregoj 2002-ishin. Arritëm të bëjmë një marrëveshje që nisi me zgjedhjen e Moisiut president. Ne kishim gjithë mundësinë për të zgjedhur presidentin. Zhurma që u krijua ishte një zhurmë e tipit Doris Pack, jo më shumë se kaq. Ndërkohë pala që drejtoja unë kishte dhënë prova se ishte e prirur për zgjidhje të konflikteve me marrëveshje. Duhet t’i kujtoj një ngjarje që nuk citohet shumë: Marrëveshja e politikanëve shqiptarë në komunitetin e San Legidios. Unë kam propozuar dhe shkruar në dokument në atë takim, nuk ishte Saliu, që të ngelet normë e sjelljes politike në Shqipëri që Komisionin e Kontrollit të Shtetit do ta marri opozita në çdo rast, që opozita do ketë më shumë se ç’i takon nga vende në Parlament, komisione parlamentare për të drejtuar deri në 1/3 në rast se ka më pak. Të gjitha këto i kam futur unë.

I vetmi që nuk e ka zbatuar ka qenë Berisha. Sa herë që ka ardhur Berisha në pushtet ka mbajtur edhe Komisionin e Kontrollit të Shtetit. Dhe me marrëveshjen për zgjedhjen e Presidentit konsensual filloi një periudhë jo më e gjatë se 5 muaj bashkëpunimi aq e çuditshme saqë Berisha më merrte mua në telefon dhe unë e merrja Berishën në telefon. Komunikonim direkt pa sekretare për të arsyetuar. Mbi këtë bazë janë krijuar komisionet hetimore parlamentare. Ishte bashkëpunim shumë i mirë. Situata politike në vend u qetësua mjaft saqë pas intervistës së famshme që bëmë në Opinion, kemi bërë një të dytë në Nëntor te Tv Arbëria”.

Nano: Roli i Berishës në politikën shqiptare ka qenë në vlerësimin tim, konfliktual.

Në periudhën e parë ai pati, krijoi dhe ushtroi autoritetin e marrjes së vendimeve të mëdha, si në drejtim të krijimit të institucioneve të reja demokratike, ashtu edhe në ekonomi. Ai ka qenë i përfshirë personalisht në vendimet e mëdha, që do të thotë; i gatuante vendimet e mëdha sipas mendimit të tij. Më kujtohet në një intervistë në BBC, ku duke folur për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e shoqëron me gjest. E trajtoi si lodër të vogël, ky vendim në kuptimin e tij, do të kalonte në mendimin e tij dhe lënien mënjanë të atyre që e kundërshtonin. Ndërkohë ai erdhi duke e thelluar sjelljen dhe kuptimin apo veprimet e nejriut të konflikti. Dhe njeriu që ka ngulur konfliktin që edhe sot e kësaj dite nuk po largohet dot në politikën shqiptare është Sli Berisha. Dhe di vetëm mënyra konfliktuale për të realizuar ambicjet e veta. Është e pamundur të kesh një process paqësor të shtrirë në kohë për të arritur synime të mëdha me kostot më të ulëta me Sali Berishën.

Fevziu: Ju keni bashkëpunuar me të, në vitin 2002…

Nano: Ja po të tregoj. Arritëm të bënim një marrëveshje që nisi me zgjedhjen e Moisiut si president. Ne kishim gjithë mundësinë për t’u zgjedhur presidenti. Zhurma që u krijua nuk do Parlamenti Europian etj, ishte një zhurmë e tipit Doris Pack. Ndërkohë që pala që drejtoja unë kishte dhënë prova që pas krizës së madhe të ‘97 se ishtye e prirur për zgjidhje të konflikteve me marrëveshje. Dua t’ju kujtoj një ngjarje që nuk citohet shumë, ka kaluar si e haruar, marrëveshja e vitit 1997. Unë kam propozuar dhe shkruar një dokument, (nuk ishte Saliu,  ishte Godo dhe Tritani) që të ngelet norma e e sjelljes së politikës në Shiqëpëri që komisionin e kontrollit të shtetit ta marri opozita. Opozita a do ketë më shumë se ç’i takon nga vendet në parlament, komisione parlamentare për të drejtuar deri në 1/3, në rast se ka më pak. Të gjitha këto i kam futur unë. I vetmi që nuk e ka zbatuar ka qenë Berisha. Sa herë ka ardhur në pushtet ka mbajtur dhe komisionin e Shtetit. Dhe me marrëveshjen për zgjedhejn e Presidentit konsensual filloi një periudhë jo më shumë se 5 muaj bashkëpunim, Berisha më merrte mua në telefon dhe unë e merrja në telefon, direkt pa ndërhyrjen e sekretareve.

Fevziu: Ishte bashkëpunim i mirë për sa ishte?

Nano: Ishte shumë i mirë dhe nëse ju kujtohet situata politike u qetësua, saqë pas intervistës së famshme në “Opinion” kemi bërë një të dytë në nëntor. Ishte e bukur sepse Zheji që moderonte thotë: ç’keni për të thënë? Unë them, të flasi në fillim doktori.

Dhe doktori tha se qeveria është duke punuar shumë mirë, ne po bashkëpunojmë shumë mirë, kemi hap këtë proces, atë proces…. Bashkëpunonim aq mirë sa që arriti Berisha, tha punohej mirë.

Berisha kuptoi që bashkëpunimi paqësor me qeverinë e shfaktorizonte si politikan dhe nisi qysh nga shkurti i 2003 rinisi betejën e tij tradicionale në parlament, derisa u rikthye tek bojkotet, etj, etj,.

Berisha ka qenë dhe është rritur si politikan i konfliktit, nëse nuk do të ishte Berisha në krye të opozitës,  kjo është bindja imë e patundur e mbështetur në 30 vite politikë, Shqipëria do kishte ecur shumë më shpejt, me shumë më pak kosto dhe me tranzicione normale më të shpeshta.

Futja në politikë dhe konsideratat për Edi Ramën:

Fevziu: Përse vendosët ta thërrisnit Ramën në qeveri në 1998 kur nuk njihej për karrierën politike dhe njihej si njeri problematik dhe polemist, a u penduat më pas për këtë?

Nano: Shumica e pjesëmarrësve të rinj në politikë nuk kishin përvojë politike. Kështu që nga kjo pikëpamje Rama nuk mund të stononte. E dyta unë kisha arritur të flas me Edin, gjatë dy viteve të mia në Paris kur takova Zhospenin, mars- prill 1998. U takuam natyrshëm.

Fevziu: Në atë kohë nuk kishit idenë për ta ftuar?

Nano: Aty e ftova. Kemi harxhuar një natë të gjatë duke bredhur rrugëve të Parisit, sa u mbyllën lokalet. Dhe ai ishte i shoqëruar me gjermankën atëherë, partneren e tij dhe ajo i thoshte: Dëgjoje ka të drejtë. Unë e fotja ai hezitonte. Arsyeja ishte njerëzore. Unë kisha nevojë për një rebell në rrethin e socialistëve. Një njeri me ide novatore që të provokonte mendimin e ndenjur që trashëgova. Dhe isha i sinqertë në këtë ftesë.

Fevziu: Ai pse hezitonte?

Nano: Sepse nuk ishte shkëputur ende nga jeta e emigracionit, nga projektet aristike, shoqëria që kishte krijuar, nuk ishte gati me sa duket për t’ju afruar politikës tek e cila kishte pësuar zhgënjimet e para kur u krijua PD, apo jo?

Nuk formulonte argument kundër por ama voluntive e reagimit ishte negative. Me sa duket vdekja e Kristaqit solli një kapërcim në arsyetimin e tij.

Fevziu: Ja përsëritët ftesën?

Nano: Jo, erdhi direkt në zyrën time, pasi ishte varrosur Kristaqi. Për coincidence, kur unë po mbyllja qeverinë e prillit të ‘98. Për koiçidencë sapo nxora nga zyra Luan Ramën duke e emëruar si ministër të kulturës.

Rama që doli dhe unë që isha brenda nuk e dinim ça interesi kishte Rama që hyri dhe tha: Jam gati të hyj Ministër Kulture. Lajmërvoa sekretaren dhe i thashë: Kape Luanin, mos e lër të iki. E takova në paradhomë Luanin dhe i thashë: Do e lëmë për një herë tjetër. U ktheva brenda dhe i thashë: Dakord, Ministër Kulure.

Fevziu: Jeni penduar?

Nano: Nuk jam penduar sepse në tërësinë e vet Rama ka dhënë një produkt shumë të vlefshëm në politikë. Pra, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën e Ministrit të Kulturës, nuk mund ta gjykojmë vetëm për periudhën si kryetar bashkie, do ta gjykojmë edhe si kryetar opozite gjithashtu dhe si Kryeministër në dy mandate.

Fevziu: Si e gjykoni si kryeministër?

Nano: Edi Rama është maturuar dukshëm në zyrën e Kryeministrit dhe në detyrën e Kryeministrit, sepse detyra e Kryeministrit është e tillë, që kur e bën me seriozitet të maturon. Të bën të ndjesh deri në pore përgjegjësinë e vendimmarrjes në dobi të shumicës së njerëzve.

Fevziu: Ka shumë akuza që nuk zbaton ligjin, për korrupsion, për marrëdhënien me oligarkët siç thuhet…

Nano: Rama ka një ekip që vërteton përputhjen me ligjin të vendimeve që merr, që nuk bëhet më i mirë sot. Edhe sikur Rama të marri urdhra nga ato të fillimit, që nuk e njihte ligjin etj, etj, nuk e lë ekipi ta bëjë.

Fevziu: Po akuza për korrupsion?

Nano: E kush nuk ka zhurmë, valë për akuza me korrupsionin në Shqipëri?

Raportet dhe konsideratat për Ilir Metën:

Nano: Nuk kam asnjë raport sot, as fizik as..

Fevziu: As mesazhe?

Nano: Fare dhe nuk më mungon. Pse nuk më mungon, sepse Ilir Meta është një nga përfituesit e mëdhenj të mbështetjes sime.

Fevziu: Edhe të kontributit që ka dhënë vete

Nano: Unë po flas nga ata që kam mbështetur, nuk thashë që është bërë vetëm nga mbështetja ime. Është një nga përfituesit më të mëdhenj, që nga Freshi, nga qeveria e parë, nga komiteti i partisë së Tiranës, i dhashë degën e Tiranës të drejtojë, kur të gjithë thonin është rivali i ri i Nanos, deri tek qeveria e fundit.

Ilir Meta u bë Kryeministër në 99, pas një marrëveshjeje me mua pas kongresit dhe mbeti si i tillë deri ditën që dha dorëheqjen, kur mendoi se bashkë me krizën energjitike do hante edhe kokën e Fatos Nanos. Sapo ishim marr vesh që të vazhdonte drejtimin e qeverisë, papritur më thotë: E deshe, merre mbaje me gjithë krizën e energjisë dhe iku.

Fatos Nano: Meta ka pasur gjithmonë planin B në mendje. Ka qenë inaktiv, sikur nuk ekzistone në qeverinë e 2002-2005. Iku në 2003, nuk merrte pjesë në diskutime, ka folur vetëm njëherë kur blemë ambasadën tonë në Athinë.

Blendi Fevziu: Cili ishte plani B i Metës?

Fatos Nano: Plani B ishte ai paralajmërova që në fillim Ilirin, “Ti e ke zakon që të lë në mes të rrugës dhe të fut stërkembëshat”. Jo e kam seriozisht këtë herë më tha. Ky ka qenë plani B, që të ndërpriste punët e qeverisë në mes.

Blendi Fevziu: Po si President si e gjykoni?

Fatos Nano: Më lerë ta mbyll kapitullin e Ilir Metës, duke të thënë që nuk ka politikan tek i cili unë shoh pjesën më të madhe të mëkateve, të 7 mëkateve kapitale, është Presidenti i sotëm.

Blendi Fevziu: Është Presidenti i sotëm?

Fatos Nano: Të shtatë mëkateve të biblës, ligësia, grykësia…

Blendi Fevziu: E thoni këtë se ai u largoi përfundimisht nga politika?

Fatos Nano: Jo. E them se e shoh përditë, u jep prova të gjithëve përditë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *