Vendosni fjalën kyçe....

Mali i Zi arreston ish-zyrtarët e dyshuar për keqpërdorimin e Fondit nga Abu Dabi


Policia ka arrestuar ish-kreun e Fondit të Zhvillimit të Investimeve (IRF) në Mal të Zi, Zoran Vukcevic dhe tre të tjerë, për dyshimet për korrupsion. Siç shkruan BalkanInsight, ata dyshohen për shkak të një kredie nga Abu Dabi të destinuar për zhvillimin e bujqësisë.

Media njoftoi se Vukcevic, një zyrtar i ish-partisë në pushtet DPS, u arrestua me urdhër të Zyrës së Prokurorit Special të Shtetit.

Dy të dyshuar të tjerë janë ish-ministri Petar Ivanoviç dhe Budimir Mugosa. Prokurori Special i Shtetit do t’i kërkojë parlamentit të heqë imunitetin parlamentar të Ivanoviç, në mënyrë që ai të mund të arrestohet, pasi ai është një deputet për DPS.

Mediet si BIRN kishin zbuluar më parë se 23 nga 50 milion dollarë ishin shpërndarë në kredi për në destinacionin që pritej për shkak të burokracisë administrative, planifikimit të çrregullt dhe kapaciteteve modeste të punës së komuniteteve lokale.

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka reaguar pas këtyre arrestimeve, duke kërkuar heqjen e imunitetit për Ivanoviç.

 “Arrestimet e disa personave kanë filluar si pjesë e çështjes së Fondit Abu Dabi, në të cilën buxheti u dëmtua nga disa dhjetëra miliona euro. Midis të arrestuarve është ish-drejtori i IRF-së, Zoran Vukcevic.

Unë pres që imuniteti parlamentar i aktorit kryesor në këtë çështje, ish-Ministrit të Bujqësisë, Petar Ivanoviç, të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur”- shtoi ai.

Në qershor të vitit 2015, Ivanoviç, si Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nënshkroi marrëveshjen e huasë me Mohammed Al Suwaidi, drejtori i përgjithshëm i fondit, duke thënë se kredia do të përdorej për të rritur prodhimin bujqësor në vendin e vogël dhe kryesisht malor.

Sipas kushteve të marrëveshjes, 50 milion dollarë do të paguheshin për 17 vjet me një periudhë falje prej katër vjetësh me një normë interesi prej 2.5 përqind.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *