Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot 10 partitë e para për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Po ashtu është autorizuar dhe mbledhja e firmave për dy kandidatë të pavarur, Pal Shkambi në Shkodër dhe Plarent Aleksi në Berat.
Kujtojmë se afati i regjistrimit për partitë politike për zgjedhjet e 25 prillit, është lënë deri në 14 shkurt. Deri në këtë datë, partitë duhet të deklarojnë marrëveshjet për koalicion.
Partitë e regjistruara:
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet Shpëtim Idrizi
Bindja Demokratike Astrit Patozi
Lëvizja për Ndryshim Jozefina Topalli
Lëvizja Demokratike Shqiptare Myslym Murrizi
Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi
Lëvizja e Legalitetit Shpëtim Axhani
Balli Komëtar Adriatik Alimadhi
Partia Emigracioni Shqiptar Kostaq Papa
Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi
Kandidatët e pavarur
Pal Shkambi I pavarur, Shkodër
Plarent Aleksi I pavarur, Berat