Vendosni fjalën kyçe....

Basha takim me mjekët: Objektivi ynë i arritshëm, do hapim një Fakultet të ri Mjekësie


Paraditen e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me mjekë, me të cilët ka ndarë angazhimet që ka marrë përsipër për Sistemin Shëndetësor, përmes programit ‘Shqipëria Fiton’ para zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për pagat e mjekëve dhe infermierëve ndërsa tha se kur të vijë në qeveri, do të ndërtojë një Fakultet të Ri për Mjekësinë.

FJALA E BASHËS

Ju falenderoj për mundësinë e këtij takimi. Jemi takuar vazhdimisht gjatë këtij viti të pandemisë për të diskutuar për problemet dhe zgjidhjet e shëndetësisë, por ky është takimi ynë i parë pas shpalosjes së programit të Shëndetësisë.

Në radhë të parë dua t’ju falenderoj ju dhe qindra kolegët tuaj, të cilët kanë qenë pjesë e dhjetëra tavolinave, diskutimeve në prani ose jo të medias, me qëllim për t’i dhënë zgjidhje krizës në shëndetësi.

Dua ta nis me tre gjëra të thjeshta dhe pastaj fjala është për ju.

E para, nëse ka një fushë ku premtimet nuk u realizuan kjo është fusha e shëndetësisë. U premtua Shëndetësia falas dhe sot është më keq se para 8 vitesh.

Kjo është një nga arsyet pse në përqasjen tonë, ne nuk kemi asnjë premtim. Asnjë premtim të vetëm. Kemi vetëm angazhimeve të një plani i cili funksionon si i tërë.

Dy janë shqetësimet kryesore dhe fushat kryesore ku ne japim zgjidhje imediate për krizën nëe Shëndetësinë, njëra ka të bëjë me personelin shëndetësor dhe fasilitetet shëndetësore dhe tjera me pacientin që ka nevojë për shërbim.

Duke e nisur nga qytetari, parimi i planit tonë konkret për shëndetësinë është: Paraja ndjek pacientin.

Hapi i parë do të jetë finalizimi i kartës së pacientit, me anë të të cilit pacientit do t’i jepet liria të zgjedhë vetë, të gjitha hallkat ku duhet të drejtohet për të marrë shërbimin përkatës, nga mjeku i familjes, tek specialisti, tek institucioni spitalor ku ka nevojë për përkujdes.

Parimi ‘Paraja ndjek pacientit’ në vetvete, do bëjë të mundur dicka të thjeshtë që e kupton çdo shqiptar. Ne në tërësi si shoqëri, nxjerrim më shumë para nga xhepi: qoftë si taksa që shkojnë për Shëndetësinë, qoftë për para nën dorë, qoftë për para për sektorin privat këtu apo për kurime dhe udhëtime jashtë shtetit, sesa çdo popull tjetër i Ballkanit. E përsëri kujdesi shëndetësor është në parametrat më të ulët.

Ne do ta bëjmë plotësisht të mundur që qytetarët shqiptarë të marrin shërbimin e duhur shëndetësor duke paguar më pak se ç’paguajnë sot. Pra hapi i parë ‘paraja ndjek pacientin’ me kartën e pacientit.

Hapi i dytë ka të bëjë me reformën e të gjitha hallkave që do ta japin këtë shërbim. Dhe sot mund ta themi me gojën plot, situata është në kolaps total për shkak të një mendësie të gabuar që ka shkruar drejt një centralizimi total. Sa më shumë është centralizuar menaxhimi, aq më shumë burime janë shpërdoruar, aq më pak ka shkuar paraja tek pacienti. Ne e dimë ku ka shkuar, tek koncesionet e famshme të shëndetësisë dhe është zhdukur në forma e mënyra të papranueshme për çdo fushë, dy herë të papranueshme për shëndetësinë, që arritëm kulmin me tenderat sekretë gjatë kohës së pandemisë duke kapur një record sa i përket shpërdorimit të parasë publike

Në raport me sistemin spitalor, parimet që do të ndjekim janë të provuara se funksionojnë jo vetëm në vendet e BE-së, por dhe në shoqëri që u është dashur të bëjnë tranzicionin nga një shëndetësi e falimentuar siç është kjo sot në Shqipëri, drejt një shëndetësie që së pari të japë një shërbim dinjitoz dhe të jetë një pjesë vibrante e tregut të brendshëm e të jashtëm. Hapi 1: Autonomia e vendimarrjes dhe konceptimi i spitalit ndërmarrje.

E treta që dua të cek dhe është jetime, ka të bëjë me ndjarljen e hemoragjisë vdekjeprurëse për Sistemin tonë shëndetësor, që është largimi i mjekëve dhe numri i pamjaftueshme i mjekëve të mi. Kjo është arsyeja se pse dy vjet më parë në një takim me kolegët tuaj, unë shpalla një objektiv që sot është një angazhim i planit tonë. Që rrogat e mjekëve në spitalet publike, të jenë jo më pak se 1200 euro dhe të mjekëve jo më pak se 700 euro. Objektivi është i arrtishëm. Hapi i dytë për të ndalur këtë rrallim dramatic të mjekëve e infermierëve, është hapja e një Fakulteti tjetër Mjekësie, pra shtimi i kapaciteteve pra pёr tё trajnuar mjekё tё rinj i cili nё gjykimin tonё do tё shërbejë pёrmes hapjes tё njё fakulteti tё ri tё mjekësisë qё ёshtё njё objektiv i yni pёr të cilin do tё punojmё qё nё fillim tё mandatit tё qeverisë sё dalё nga votat e 25 Prillit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *