Vendosni fjalën kyçe....

Peizazh Marsian, rëra e Saharasë mbulon borën alpine në Francë e i kthen qiejt në portokalli (Foto)


Fotografitë nga Franca treguan qiej portokalli mbi shtresat e dëborës, ndërsa era me rërë nga Shkretëtira e Saharasë, erdhi në Evropë disa javë më herët sesa pritej.

Ndërsa fotografitë e skenave surreale përmbytën mediat sociale të shtunën, francezët në të vërtetë janë mësuar edhe më herët me dukurinë vjetore.

“Era me rërë nuk është jashtëzakonisht e rrallë, por është e jashtëzakonshme që ka ardhur kaq herët këtë vit.” – shkruan Le Parisien. Era në fjalë vjen zakonisht në prill dhe çon në rritje të temperaturave.

Jugu dhe juglindja e Francës thuhet se janë zonat më të prekura deri tani, megjithatë qiejt portokalli pritet të përhapen në të gjithë pjesën tjetër të vendit në vijim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *