Presidenti Biden do të lejojë ekipin e tij të inteligjencës të vendosë nëse do e informojë paraardhësin e tij, Donald Trump, me njoftime sekrete që u jepen tradicionalisht ish-udhëheqësve, sipas Shtëpisë së Bardhë.
“Presidenti ishte duke shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ish-Presidentin Trump që kishte qasje në inteligjencën e ndjeshme.” – tha Sekretarja e Shtypit Jen Psaki për Washington Post.
Biden më parë argumentoi kundër furnizimit të Trump me çdo inteligjencë të klasifikuar, duke thënë në një intervistë me CBS News të premten se do të ishte një ide e keqe ‘për shkak të sjelljes së tij të çrregullt’, duke iu referuar sulmit të Kapitolit të SHBA-së në Uashington më 6 janar.