Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa shpjegon programin për Rininë: 5 milionë euro në vit për sipërmarrjet e krijuara nga të rinjtë


Zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa nëpërmjet një video ka shpjeguar programin për rininë i shpalosur në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Zhupa thotë se 5 milionë euro në vit do shkojnë për sipërmarrjet që krijohen nga vetë të rinjtë. Ndërsa për çdo biznes që do bëjë një kontratë pune për një të ri do i jepen 1 mijë euro nga fondi i punësimit.

Ne do të vëmë në dispozicion 5 milionë euro çdo vit për mbështetjen e sipërmarrjeve që do të krijohen nga vet të rinjtë. Nëse ke një ide për biznes, ne do të mbështesim që të punësosh veten por pse jo edhe të tjerët. Çdo biznesi që do të bëjë një kontratë pune për një të ri ne do t’i japim një mijë euro nga fondi i punësimit për pagesën e taksave”-thotë Zhupa.

Në programin për Rininë është parashikuar edhe Rikthimi i Trurit me anë të së cilës çdo profesionist i ri që kthehet në vend do i mundësohet për një vit pagesa dhe do i krijohet lehtësi fiskale për kontratat e punës më shumë se një vit.

“Kemi programe “Brain Gain” për mundësimin e pagesës një vit të çdo profesionisti të ri që do të kthehet përsëri në vend, gjithashtu ne do krijojmë lehtësira fiskale për kontratat e punës përtej një vit”-shpjegon Zëdhënësja e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *