Ka përfunduar mbledhja e thirrur nga kreu i PD-së në selinë blu.
Basha grumbulloi për herë të parë prej kohësh drejtuesit politikë të qarqeve të vendit si dhe sekretarët e partisë.
Mësohet se në këtë takim, Basha i ka porositur që të shtojnë takimet me qytetarët për të prezantuar programin dhe alternativën e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit.