Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Bashës për drejtuesit demokratë: Suksesi më 25 prill në dorën tonë, janë mundësitë për fitore të thellë


Kryedemokrati Basha është shprehur se mundësitë për një fitore të thellë të PD-së dhe opozitës së bashkuar në zgjedhjet e 25 prillit janë të mëdha.

Ai mblodhi në selinë blu drejtuesit politikë të PD-së në qarqet e vendit të cilëve u kërkoi të bëjnë sa më shumë takime me qytetarët për t’u prezantuar programin e PD-së dhe alternativën e saj.

“Duke i kontaktuar vetë njerëzit që keni takuar, ju e dini që pritshmëritë janë shumë të jashtëzakonshme në të dyja anët e medaljes. Ana e parë që ju e dini shumë mirë prej kohësh, që është ajo e mllefit, po përdor një fjalë popullore, e një padurimi për largimin e Edi Ramës. E një mungese durimi për të imagjinuar edhe 4 ditë më shumë e jo më dhe 4 vite më shumë me të. Dhe nga ana tjetër, në veçanti dy javët e fundit shohim Partinë Demokratike e cila po shtrihet në terren për të shpalosur programin e qeverisë dhe po i vlerëson konkretisht disa prej problemeve kryesore. Të gjitha problemet, i njohim prej kohësh. Pushteti qendror, pushteti lokal, bashkimi i kontingjentit kriminal, investimi i parasë së pisët, presionet ndaj njerëzve. Por këtu ku jemi sot, të gjitha shanset janë për një fitore të thellë të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar.” – tha Basha.

Ai ka shtuar gjatë takimit se objektivat janë në dorën e opozitës për t’u arritur dhe se rezultati është krejt në dorën e demokratëve, nga puna dhe angazhimi i tyre gjatë fushatës deri më 25 prill.

“Këto zgjedhje, siç tregojnë të gjithë indikatorët, objektivat janë në dorën tonë. Pavarësisht të gjithëçkaje tjetër duket sikur është në dorën e kundërshtarit. Rezultati i këtyre zgjedhjeve varet krejtësisht nga ne dhe nga puna jonë. Që do të thotë, që me një përkushtim maksimal me dhe një angazhimi total të burimeve njerëzore, të strukturave, të influencuesve tanë, simpatizantëve, të gjithë grupeve, pa pikë diskutimi 25 prilli është dita e fitores tonë.” – ka theksuar Basha gjatë takimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *