Një zjarr ka lënë pa drita pothuajse të gjithë Athinën ditën e djeshme. Gazeta Ekathimerini shkruan se disa rajone në të gjithë Greqinë dhe kryesisht kryeqyteti, pësuan ndërprerje të energjisë elektrike.
Kjo pasi një zjarr shpërtheu në një stacion të tensionit të lartë në një periferi të Athinës, thanë brigada e zjarrfikësve dhe zyrtarët në operatorin e rrjetit elektrik të vendit, ADMIE.
Rreth 12 zjarrfikës me katër motorë kanë luftuar me flakët në stacionin e energjisë në Aspropyrgos, në perëndim të Athinës.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, por një zyrtar i ADMIE-së tha për mediet se ndoshta bëhej fjalë për një dështim teknik.
Zonat në Greqi të prekura nga ndërprerja e energjisë përfshijnë qytetet e Athinës dhe Pireut, si dhe zonat në gadishullin e Peloponezit.