Vendosni fjalën kyçe....

Përgjimet e antimafias italiane, SPAK-u nis sekuestrimin e dokumenteve në Shqipëri


Prokuroria speciale ka nisur sekuestrimin e dokumenteve lidhur me përgjimet e antimafias italiane ndaj organizatës mafioze, Ndrangheta.

Organi i akuzës ka nisur grumbullimin e praktikave të tenderave nga Agjencia e Prokurimit Publik para dhe gjatë kohës së përgjimeve të antimafias së vendit fqinj.

Po kështu do kontrolkohet edhe veprimtaria e kompanisë ‘Galo Albania’ në pronësi të Antonios Gallos, që shfaqet në përgjimet e antimafias.

Po kështu në sitë do kalojnë edhe tenderat në fushën e shëndetësisë si dhe lejet e ndërtimit. Përgjimet e antimafias italiane u publikuan pak ditë më parë. Në komunikimet e përgjuara mes anëtarëve të grupit, përmenden edhe kryeministri Rama, kryebashkiaku Veliaj, ministra të qeverisë dhe biznesmeni shqiptar, ‘Nik’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *