Vendosni fjalën kyçe....

KQZ njofton partitë: Regjistrohuni para15 shkurtit për zgjedhjet e 25 prillit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar partitë politike në vend se afati i fundit për t’u regjistruar për zgjedhjet e 25 prillit është data 15 shkurt.

Po kështu në njoftimin e KQZ-së theksohet se deri tani për këto zgjedhje janë regjistruar 10 parti e 2 kandidatë të pavarur.

Mungojnë në këtë listë partitë kryesore në vend, PS, PD e LSI.

Partitë e kandidatët e regjistruar deri tani

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet; Shpëtim Idrizi

Bindja Demokratike; Astrit Patozi

Lëvizja për Ndryshim; Jozefina Topalli

Lëvizja Demokratike Shqiptare; Myslym Murrizi

Ora e Shqipërisë; Zef Shtjefni

Aleanca Demokratike Shqiptare; Eduart Abazi

Lëvizja e Legalitetit; Shpëtim Axhani

Balli Komëtar; Adriatik Alimadhi

Partia Emigracioni Shqiptar; Kostaq Papa

Partia e Reformave Demokratike; Krenar Rryçi

Pal Shkambi, i pavarur, Shkodër

Plarent Aleksi, i pavarur, Berat


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *