Vendosni fjalën kyçe....

Bien shifrat e koronavirusit në Maqedoninë e Veriut, 75 të reja dhe 1449 të shëruar


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 75 raste të tjera të koronavirusit të ri , si dhe 1.440 pacientë të shëruar nga virusi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend është rritur në 94.871, prej të cilëve gjithsej 85.439 pacientë janë shëruar.

Të dhënat tregojnë se numri i të vdekurve nga pandemia po ashtu është rritur në 2.946, përfshirë 22 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.486.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 471.417 teste të dyshuara për COVID-19, me 1.440 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *