Vendosni fjalën kyçe....

Ministri grek i Shëndetësisë pro “bllokimit total” për Athinën


Ministri i Shëndetësisë në Greqi Vassilis Kikilias duket se është pro masave shumë më të rrepta të bllokimit për kryeqytetin grek, në një përpjekje për të ndaluar rritjen e numrit të infeksioneve të koronavirusit dhe të shtrimeve në spital.

Kikilias i tha “Open TV” të martën në mëngjes se analizat nga ekspertët gjatë javëve të fundit kanë treguar që Greqia po hyn në valën e tretë të pandemisë, duke diktuar kufizime më të ashpra, dhe veçanërisht për rajonin e Atikës ku numrat e infeksionit kanë qenë më të larta.

“Sipas EKAV, 231 pacientë u intubuan në 6 Shkurt, 245 në 7 Shkurt dhe 260 më 8 Shkurt.”- tha ai, duke iu referuar shërbimit të ndihmës së shpejtë Greke, citon Ekathimerini.

“Kjo është një rritje ditore prej 15 personash, me 10 prej tyre që janë në Atikë, që do të thotë që një njësi e kujdesit intensiv plotësohet çdo ditë.”– shtoi ai.

Në veçanti, ministri vuri në dukje se duke pasur parasysh që sistemi shëndetësor është nën një presion të madh, në rast se të dhënat që do të shpallen sot (09.02.2021) janë shqetësuese, atëherë sugjerimi i tij do të jetë një “bllokim total”, si ai i Marsit të kaluar.

“Nëse të dhënat e sotme tregojnë se epidemia po lëviz përpjetë, ne propozojmë të vendosim një mbyllje të rreptë si në Mars për një kohë të shkurtër.”– tha ai, citojnë mediet greke.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *