Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti që i mori jetën 25-vjeçares në Kamëz, arrestohen dy drejtuesit e makinave


Policia ka arrestuar drejtuesit e dy mjeteve, një ditë pas aksidentit tragjik në Kamëz që i mori jetën një vajze 25-vjeçare.

Personat e arrestuar janë shtetasit Ervin Baçe dhe Mevlan Abazi.

E reja Ariola Aliaj e cila ishte duke ecur në këmbë me babain e saj, u aksidentua pasi dy automjetet u përplasën fillimisht me njëri-tjetrin.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : E. B., 42 vjeç dhe M. A., 54 vjeç, pasi ditën e djeshme kanë aksidentuar këmbësoret shtetasen A. A., 25 vjeçe dhe shtetasin S. R., 58 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në spital shtetasja A. A., 25 vjeçe, ndërsa shtetasi S. R., 58 vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aksidenti ndodhi përballë një parkingu në “Bulevardin Blu” në Kamëz ndërsa vetë drejtuesit e mjeteve i dërguan në spital të plagosurit me mjetet e tyre.

Babai i vajzës, Sadik Aliaj nga ana tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *