Identifikohet personi që u gjet i mbytur një ditë më parë në Kavajë.
Sipas televizionit “News 24”, ai është 61-vjeçari Ameli Softa me banim në Berat.
61-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjen që në datën 7 shkurt dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga grykëderdhja e lumit Shkumbin për shkak të shirave dhe përmbytjeve dhe më pas ka përfunduar në det.
Trupi i tij u që u gjet i mbytur dje në fshatin Greth të Madh në Kavajë.