Vendosni fjalën kyçe....

“Rama është kryeTirja e vendit, ne do rrisim pagat e personelin në shëndetësi” – Basha


Kryedemokrati Basha e ka quajtur kryeministrin Rama kryeTiren e vendit.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, ai theksoi se Tirja është prodhimi i vetëm i tetë viteve qeverisje të kryeministrit Rama.

Basha shtoi se shëndetësia falas është një mashtrim i kreut të qeverisë dhe se shqiptarët i kanë paguar të gjitha faturat nga xhepi.

“Le t’i drejtohemi çdo shqiptari sot, ku është shëndetësia falas sot, ku kanë shkuar taksat? Taksat janë rritur, faturat janë rritur, pandemia e nxori zbuluar dështimin total të Ramës. Gjatë këtyre 8 viteve shqiptarët kanë paguar faturën. Pacientët shqiptarë e kanë parë dhe provuar këtë për 8 vite me radhë, tani gjatë pandemisë e panë të gjithë shqiptarët, se si Shqipëria ka një sistem shëndetësor në kolaps, me numrin më të ulët të testimeve. Tirja është produkti i vetëm i Ramës në këto 8 vite, sepse vetë Rama është kryeTire. Zhvat qytetarët. Tani në fund të 8 viteve del dhe rri 3 orë në ekran për të treguar se cfarë do të bëjë, kur kishte 8 vite në dispozicion. Dy muaj para se të largohet del dhe bën shpikje, për t’iu kundërvënë programit tonë, që është një plan realist. Kemi fshehje të vazhdueshme të të dhënave të koronavirusit, por fakti është që Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të infektimeve.” – tha Basha.

Ai shtoi më tej se Partia Demokratike ka një plan të qartë për nxjerrjen e shëndetësisë nga kolapsi ku e ka zhytur Rama.

Basha tha se qeveria e re do rrisë pagat për personelin shëndetësor, do rrisë numrin e tyre në spitale si dhe do bëjë çmos që t’i mbajë në vend.

“E rëndësishme është se cfarë do të bëjmë për të dalë nga gropa ku e ka futur Rama shëndetësinë dhe rruga kalon përmes planit tonë, që është konkret. Së pari, rroga për mjekët e infermierët, që të ndalet largimi masiv i tyre, shtimi i numrit të mjekëve dhe infermierëve. Jemi me parimin që karta të ndjekë pacientin. Trajtimi i mjekëve specializantë, për t’i mbajtur ata këtu, sepse shumica e tyre po mësojnë gjermanisht për t’u larguar. Decentralizimi i spitaleve, jo kontrolle përmes njohjeve politike. Plani ynë për shëndetësinë është arsyeja e vetme pse Rama del në ekran 3 orë në ditë, duke fantazuar shpikje. Në 8 vite ai kishte tjetër plane, plaçkitjen e shqiptarëve.” – shtoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *