Princesha Eugenie, e cila ështe mbesa e Mbretëreshës Elisabeth II, ka sjellë në jetë një djalë. Lajmi është konfirmuar nga Pallati Mbretëror.
Siç shkruan BBC, foshnja lindi në 08:55 të së martës në Spitalin Portland në Londrën qendrore, me peshë 3 kilogramë e 657 gramë. Si fëmija ashtu edhe nëna, janë të dy të shëndetshëm.
Ai është stërnipi i nëntë i Mbretëreshës dhe i 11-ti në radhë për fronin. Në një deklaratë, pallati tha se Mbretëresha si dhe prindërit e Eugenie, ishin të kënaqur.
Pallati Mbretëror tha se bashkëshorti i princeshës Jack Brooksbank ishte në krah të gruas së tij për lindjen.
Emri i djalit ende nuk është bërë i ditur.
Si i 11-ti në radhë për fronin, i porsalinduri zë vendin e Erlit të Wessex, Princit Edward (djali i vogël i Mbretëreshës), i cili ka zbritur në vendin e 12-të.
Linja e re e trashëgimisë:
- Princi i Uellsit
- Duka i Kembrixhit
- Princi George i Kembrixhit
- Princesha Charlotte e Kembrixhit
- Princi Louis i Kembrixhit
- Duka i Sussex
- Master Archie Mountbatten-Ëindsor
- Duka i Jorkut
- Princesha Beatriçe e Jorkut
- Princesha Eugenie e Jorkut
- Djali i vogël i Eugenie
- Earl of Wessex