Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim s’e do më deputet, Tom Doshi depoziton në KQZ kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhje


Pavarësisht deklaratave të ambasdores amerikane Yuri Kim, deputeti Tom Doshi ka depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kërkesën për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai e ka bërë këtë kërkesë me statusin e kryetarit të Partisë Social Demokrate (PSD), raporton televizioni “News 24”.

Vetëm pak ditë më parë, ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë Yuri Kim, kujtoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e ka shpallur Doshin person “non grata” duke i ndaluar hyrjen në SHBA.

“Me siguri votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kaq.” – shkruante Kim në një postim në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *