Vendosni fjalën kyçe....

Mediu flet pas takimit me Bashën: Kemi mirëkuptim për të dalë me lista dhe program të përbashkët, jam i gatshëm të kandidoj kudo


Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka folur pas takimit me Kreun e PD-së Lulzim Basha për të arritur në një marrëveshje për zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu tha se ka një mirëkuptim për të dalë me lista dhe program të përbashkët.

Ai shtoi se vetë është i gatshëm të kandidojë kudo që t’i siguroj një votë opozitës.

Kemi mirëkuptim për të dalë me lista dhe program të përbashkët. Konkurrimi duhet të përfshijë njerëz dhe partitë politike që të maksimalizohet vota e opozitës për të përmbysur këtë regjim të korruptuar. Në analizë se ku janë zonat dhe se se do të funksionojë, është pjesë e diskutimit. E kam thënë, jam i gatshëm që të kandidoj kudo që t’i siguroj një votë opozitës. S’kemi folur për këtë gjë, por për pozicionin që ka PR në raport me peshë në votën elektorale. Nuk ka mandate PR në lista, por ka kontribute dhe konkurrime. S’ka vende të sigurta. S’mund të ketë vende të sigurta për kërkënd. PR ka peshën e saj elektorale. Ato vota duhet të jenë pozitive për mandate”-tha Mediu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *