Vendosni fjalën kyçe....

Princi Charles dhe gruaja e tij Camilla marrin dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19


Princi i Uellsit dhe Dukesha e Cornwall kanë marrë vaksinat kundër Covid-19.

Kjo vjen vetëm një muaj pasi u vaksinuan Mbretëresha dhe Princi Philip.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Clarence House, siç shkruan BBC. Por nuk dihet ende se cilën prej vaksinave anti covid kanë marrë princi Charles dhe gruaja e tij.

Duke patur parasysh moshën e tyre, Princi Charles 72 vjeç dhe dukesha Camilla, 73-vjeçe, të dy bëjnë pjesë në grupmoshën e rrezikuar dhe që u kërkohet të paraqiten nëse nuk e kanë marrë ende vaksinën.

Në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës rreth 12.6 milionë njerëz.

Kujtojmë se Princi Charles rezultoi pozitiv për koronavirusin në mars të vitit të kaluar, pasi shfaqi simptoma të lehta. Gruaja e tij e cila u testua gjithashtu atë kohë, nuk rezultoi e infektuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *