Pas arrestimit të gjyqtares Enkeleda Hoxha, policia ka mësyrë edhe në banesën e saj në Tiranë për kontroll ku ka sekuestruar dokumente.
Po kështu kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e personave të tjerë të ndaluar ditën e sotme. Policia ka sekuestruar dokumente edhe në dosjet e gjyqtares Enkeleda Hoxha në Gjykatën e Krujës.
Aksioni u krye paraditen e sotme nga policia pas urdhrit të SPAK. Në pranga kanë përfunduar dhjetë persona me të cilëve gjykatësja Enkeleda Hoxha dhe zyrtarë të tjerë të Gjykatës së Krujës.