Pasi ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë mes tensioneve politike, shpërthyen spekulimet se ai do të krijonte partinë e tij politike.
Një numër republikanësh po konsiderojnë të formojnë një parti të shkëputur nga qendra e djathtë për të shmangur ndikimin e ish-Presidentit të SHBA Donald Trump, njoftoi Reuters të enjten, duke cituar katër persona të përfshirë në diskutime.
Midis atyre që diskutojnë mundësinë janë ish-zyrtarë republikanë dhe strategë nga administrata e ish-presidentëve Regan, George H.W. Bush, George W. Bush dhe madje edhe Trump.
Rreth 120 persona thuhet se morën pjesë në një telefonatë konferencë në Zoom të premten e kaluar për të diskutuar mbi mundësitë e partisë së re, që do të bazohet në ‘konservatorizëm parimor’, duke përfshirë aderimin në Kushtetutë dhe sundimin e ligjit. Ata besojnë se Trump ka minuar demokracinë e SHBA-së duke u larguar nga këto parime.