Vendosni fjalën kyçe....

36 persona në SHBA zhvillojnë çrregullime të rralla të gjakut pas bërjes së vaksinës kundër Covid-19 – Raporti


Të paktën 36 persona që kanë bërë vaksinat kundër Covid-19 të kompanive Pfizer e Moderna në SHBA kanë zhvilluar një çrregullim të rrallë imunitar që sulmon gjakun, sipas raporteve. Një pacient ka vdekur dhe mjekët nuk mund të përjashtojnë rolin e vaksinës në ngjarjen e rëndë.

Dr. Gregory Michael – një gjinekolog-obstetër 56 vjeçar që punon në Qendrën Mjekësore ‘Mount Sinai’ të Miami Beach për më shumë se një dekadë – vdiq në janar nga një hemorragji në tru. Ai kishte marrë një dozë të vaksinës së koronavirusit Pfizer-BioNTech dy javë më parë dhe menjëherë zhvilloi trombocitopeni imune, një çrregullim i rrallë dhe ndonjëherë fatal i gjakut.

Michael është një prej të paktën 36 personave që kanë zhvilluar këtë gjendje pasi kanë marrë vaksinat e koronavirusit Pfizer ose Moderna, sipas një raporti të Neë York Times të botuar të hënën. Rastet u vetëraportuan në sistemin e qeverisë për vaksinat (VAERS) para fundit të janarit, që do të thotë që më shumë njerëz mund të kenë zhvilluar të njëjtën gjë që nga ajo kohë.

Trombocitopenia imune është një gjendje e rrallë që prek rreth 50,000 njerëz në SHBA. Gjendja shkaktohet nga vetë sistemi imunitar i trupit që sulmon trombocitet që janë përbërësi i gjakut përgjegjës për mpiksjen.

Me gjakun e tyre të paaftë për mpiksje, pacientët shpesh zhvillojnë mavijosje të brendshme ose të jashtme, të cilat mund të duken si skuqje. Në disa raste si Michael, gjendja ka shkaktuar hemorragji masive.

Një pacient i kontaktuar nga ‘Times’ pësoi gjakderdhje të rëndë vaginale dy javë pasi mori vaksinën e Modernas dhe kërkoi transfuzione të trombociteve dhe trajtim steroide për të mbijetuar.

Një grua tjetër u shtrua në spital me fshikëza të mavijosura dhe gjakderdhje në gojën e saj vetëm një ditë pasi mori të njëjtën vaksinë. Gjendja e saj u përkeqësua deri në atë pikë saqë mjekët druheshin se një goditje e lehtë do të shkaktonte gjakderdhje fatale e kishin frikë ta lëviznin nga shtrati i spitalit.

Rastet nuk mund të lidhen përfundimisht me vaksinat, por Dr. James Bussel, një hematolog dhe ekspert i gjendjes, i tha Times se një gjë e tillë ‘është e mundur’.

Ndryshe nga vaksinat tradicionale, të cilat përdorin një formë joaktive të patogjenit nga i cili mbrojnë, si vaksinat e Pfizer ashtu edhe ato të Moderna janë vaksina të mARN. Teknologjikisht të reja dhe për këtë arsye të paprovuara në masë, këto vaksina funksionojnë duke futur në qelizat e trupit një fije ARN me udhëzime që i tregojnë ADN-së së personit se si të fillojë të bëjë antitrupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *