Reshjet e dendura kanë përmbytur toka e banesa në Kuçovë. Bëhet fjalë për banorët e lagjes Postbllok në hyrje të qytetit. Shtëpi e biznese të zonës janë mbuluar nga uji.
Në këtë lagje jetojnë më shumë se 100 familje. Ata kanë akuzuar kryebashkiakun e qytetit, duke qenë se kjo është një gjendje e përsëritur vit pas viti.
Banorët bëjnë thirrje për zgjidhje të problemit duke qenë se dëmet me të cilat përballen prej vitesh janë të mëdha.