Një avokat i Teksasit mbeti në siklet e u largua duke qeshur, teksa po merrte pjesë në një seance gjyqësore në distancë, duke u shndërruar nga një filtër Zoom në një kotele të butë, të adhurueshme.
Një seancë dëgjimore në Gjykatën e Rrethit 394 në Qarkun Brewster, Texas, u ndërpre për pak pasi një avokat me sa duket u shndërrua në një kotele.
Pamjet video të seancës, e cila me sa duket u zhvillua të martën, treguan avokatin duke luftuar për të fikur filtrin Zoom përgjegjës për pamjen e tij prej maceje.
“Uh, po përpiqem.” – tha ai, pasi gjykatësi Roy Ferguson i kërkoi të hiqte filtrin.
“Unë jam këtu drejtpërdrejt.” – shtoi ai, ndërsa sytë e maces lëviznin njësoj me të tijat.
Gjykatësi Ferguson përdori gabimin për të paralajmëruar këdo që paraqitej para gjykatës së tij që të ‘sigurohej që filtrat janë të fikur’.