Vendosni fjalën kyçe....

Humbin jetën në spital 14 persona, 1105 raste të reja me Covid-19 në vend


14 persona kanë humbur jetën në spitalet Covid në Tiranë.

Viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirditë, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetare nga Vlora, të moshave 52 -91 vjeç.

Nga 4092 testime të kryera në 24 orët e fundit janë gjetur 1105 raste të reja me Covid-19.

Në katër spitalet Covid po kurohen 492 pacientë nga të cilët 32 janë në terapi intensive me 19 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *