Një klerik iranian ka thënë se vaksina Covid-19 i kthen njerëzit në homoseksualë.
Vërejtjet e tij tashmë janë quajtur si një kombinim i “injorancës shkencore me një apel të vrazhdë ndaj homofobisë” nga një grup LGBTQ dhe aktivistët e të drejtave të njeriut.
Ajatollahu Iranian Abas Tabrizian ka njoftuar se vaksinimi kundër Covid-19 dyshohet se mund të ndikojë në orientimin seksual të dikujt, sipas The Jerusalem Post.
Kleriku thuhet se e ka ndarë këtë gjë në Telegram, ku ai mburret me rreth 210,000 ndjekës.
“Mos iu afro atyre që kanë bërë vaksinën COVID. Ata janë bërë homoseksualë.” – deklaroi kleriku, siç citohet nga gazeta.
Duke komentuar mbi këtë zhvillim, LGBTQ+ thuhet se tha se ajatollahu “kombinon injorancën shkencore me një thirrje të vrazhdë ndaj homofobisë”.
“Ai po demonizon si programin e vaksinimit ashtu edhe njerëzit LGBTQ+ pa asnjë copë provë.” – i tha kreu i shoqatës, Peter Tatchell gazetës.
“Duke kërkuar të trembë publikun që të mos vaksinohet kundër COVID-19, ai po nxit pandeminë dhe po vë jetën në rrezik.” – shtoi ai.
Muajin e kaluar, një rabin ultra-ortodoks në Izrael me emrin Daniel Asor bëri një pretendim të ngjashëm, duke paralajmëruar ndjekësit e tij se vaksina anti-koronavirus mund t’i “bëjë ata homoseksualë” dhe e përshkroi përhapjen e vaksinimit si një përpjekje nga “qeveria globale dashakeqe” për të “vendosur një rend të ri botëror”.