Pasditen e sotme pas një sherri të çastit ka mbetur i plagosur një shtetas në Vlorë.
59-vjeçari me iniciale R.D banues në Vlorë është dëmtuar me sende të forta në Kokë.
Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta në kokë shtetasi R. D., 59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.