Gazetari Artan Hoxha thotë se shumat që paguajnë të dënuarit me burgim të përjetshëm për t’u liruar nga burgu, shkojnë nga 500 mijë euro, në 1 milionë euro.
Këtë deklaratë ai e bëri mbrëmjen e kaluar ndërsa ishte i ftuar në studion e emisionit “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, ku po diskutohej lidhur me operacionin që çoi në arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha dhe një sërë funksionerarësh të tjerë të drejtësisë, por dhe të shëndetësisë.
BISEDA NË STUDIO:
Hoxha: Të lirosh një të dënuar për vrasje, ne e dimë sa shkojnë pazaret. Fillojnë nga 500 mijë euro dhe shkon në 1 milion euro, tek burgimet e përjetshme.
Fevziu: Kush i ka 500 mijë euro?
Hoxha: Të gjithë ata që kanë dalë nga burgu i përjetshëm i kanë.
Fevziu: Si 500 mijë euro?
Hoxha: Jo 500, edhe 1 milion euro shkon në Gjykatën e Lartë.
Fevziu: E kanë bërë si bursë…
Hoxha: Sigurisht si bursë, 800 mijë deri në 1 milion euro.