Vendosni fjalën kyçe....

Pas Yuri Kimit, infektohet me Covid-19 edhe ambasadorja suedeze, Elsa Hastad


Pas ambasadores amerikane Kim, edhe ajo suedeze është prekur nga Covid-19.

Njoftimin e ka bërë vetë përfaqësuesja e Suedisë në vendin tonë, Elsa Hastad, në një postim në Instagram.

Ajo shkruan se do qëndrojë e izoluar e do punojë nga shtëpia ditët në vijim.

“Sapo testova pozitivisht Covid-19, do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Unë mendoj për të gjitha gratë që janë goditur jashtëzakonisht shumë gjatë pandemisë. Qëndroni të sigurt dhe të mbrojtur.” – shkruan Hastad në Instagram.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *