Një i ri ka ndërruar jetë pasditen e sotme në Fier pas një aksidenti me motor. 26-vjeçari me iniciale A.B., është rrëzuar në kanal me motorin e tij në fshatin Kallm i Vogël.
Edhe pse u dërgua me shpejtësi drejt spitalit e Fierit ai nuk mundi të mbijetojë duke ndërruar jetë rrugës.
“Sot rreth orës 20:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier, shtetasi A. B., 26 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, duke drejtuar motomjetin tip “Yamaha” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal. 26-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Fierit” – njofton policia.