Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët në Afrikën e Jugut po infektohen me variantet e reja të Covid-19 pasi janë shëruar nga virusi më herët


Disa persona në Afrikën e Jugut janë riinfektuar me variante të Covid-19 pasi ata ishin shëruar tashmë nga virusi, tha të premten zyrtarja e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Soumya Swaminathan.

“Tani po marrim raporte të njerëzve që infektohen përsëri me variantin e ri të virusit dhe ka pasur disa raporte fillestare nga Afrika e Jugut që sugjerojnë që njerëzit që kanë pasur infeksion paraprak mund të infektohen përsëri.” – tha ajo në një konferencë për shtyp.

Swaminathan nuk specifikoi numrin e njerëzve të riinfektuar në Afrikën e Jugut, por tha se studimet e vazhdueshme shkencore po shikojnë se për sa kohë antitrupat i mbrojnë njerëzit pasi të kenë marrë virusin.

Shkencëtarja tha se një studim i kohëve të fundit në Britaninë e Madhe për personelin shëndetësor zbuloi se 85 përqind e grupit kishin krijuar mbrojtje kundër infektimit të ri me Covid-19 gjashtë deri në tetë muaj pasi ishin prekur për herë të parë nga virusi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *