Vendosni fjalën kyçe....

“Duhet të përgatitemi që Covid-19 të mbetet mes nesh” – Paralajmërimi shqetësues i shefes shëndetësore të BE-së


Njerëzit e lodhur nga pandemia Covid-19, duhet të përgatiten për një perspektivë shqetësuese, pasi shefja e agjencisë shëndetësore ECDC të BE-së ka paralajmëruar se Covid-19 ka të ngjarë të qëndrojë përgjithmonë mes njerëzve.

“Duket se është përshtatur shumë mirë për njerëzit, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur që virusi do të mbetet me ne.” – tha Andrea Ammon, shefja e Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve me qendër në Stokholm, për AFP të Francës në një intervistë të premten.

Në fakt, Ammon tha se duket më e mundshme që virusi të vazhdojë të qarkullojë për një kohë të pacaktuar, sesa që do të zhdukej.

“Nuk do të ishte virusi i parë që është me ne përgjithmonë, kështu që nuk është një tipar i pazakontë për një virus.” – shtoi ajo.

Pavarësisht zhvillimit të disa vaksinave për të luftuar Covid-19, virusi mund të vazhdojë të përhapet, tha Ammon. Megjithëse zyrtarët shëndetësorë kanë besim se vaksinat janë efektive në parandalimin e infektimit, do të duhet më shumë kohë për të vlerësuar se sa efektive mund të jenë ato në zvogëlimin e përhapjes së virusit.

Gjithashtu nuk është ende e qartë se sa efektive do të jenë vaksinat në bllokimin e llojeve të reja të koronavirusit.

Ammon tha se Covid-19 mund të jetë relativisht i qëndrueshëm, që do të thotë se të njëjtat vaksina mund të përdoren kundër tij vit pas viti, ose mund të ndryshojë mjaftueshëm me kalimin e kohës për të kërkuar përshtatje të vaksinave, si ato që përdoren për gripin sezonal çdo vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *