Sot gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe të arrestuarit e tjerë me urdhër të SPAK-ut, do të njihen me masën e sigurisë.
Por përveç tyre, presin vendimin për të edhe babai i saj, Bejlul Hoxha, si dhe vajza e saj e mitur të cilët kanë folur para kamerave.
Zoti Hoxha ka deklaruar se vajza e tij është e ndershme dhe nuk ka bërë kurrë padrejtësi në Gjykata. Ai shprehet se e ka pritur SPAK-un, natë e ditë, pasi është krejtësisht i ndershëm dhe se paratë e gjetura në shtëpi janë të ligjshme, për të cilat ka dokumente.
Babai i gjyqtares shprehet se vajza e tij, ndryshe nga kolegët që udhëtonin me makina, ajo e bënte rrugën vajtje-ardhje me furgona.
“16 vjet këtu në Krujë, vajtje-ardhje me furgona. Nuk tha njeri hajde këtu merr makinën. Ajo ka numrin më të madh të çështjeve që ka gjykuar në 16 vjet në punë. Ajo ka numrin më të vogël të kthimit në Apele, që kanë fjetur gjumë dhe tani u zgjuan. Jashtë mase të rregullta.
Ajo ka numrin më të vogël të krimeve në gjykatë.
Unë do kërkoj që dhe nxitimi që u bë një kala dibrance që të gjejë një zgjidhje sa më parë. Pse? Në 15 shkurt kishte mbledhje të KLGJ, si i doli SPAK para KLGJ. Pse u shty KLGJ dy herë? Herën e dytë avokati i saj shkoi jahstë shtetit me shërbim.
Në mes të natën vajti në tërë gjykatat e Krujës, kur ne flinim në shtëpi, ajo ishte në Dibër, në Burrel në Has,etj.
Ajo nuk ka rezerva valutore që i kapi SPAK-u, SPAK gjeti shpenzimet mujore. Ato 10 mijë dollarë, kam 4500 firma që duhet t’i mbledh dhe nuk i kam mbledhur akoma. Janë të shtëpisë që duhet paguar urgjent.
Kërkoj që ky kapërcim etapash të gjejë zgjidhje, e kam priture SPAK nat e ditë të vij se jam i qetë dhe i pastër, ato erdhën dhe i spostuan KLGJ, pse e spostuan.
Atje dy figurat kryesore të policisë kanë pritur nga dy vjet SPAK.
Ai nipi im, djali i Enkelejdës është 19 vjet autik dhe ai e di se c’heq i shkreti brenda në shtëpi se nuk del dot, rri me gjyshen e shkretë që është bërë sa një dorë njeri. Ai është autik dhe është në krevat.
Po ta shohësh do thuash ti kjo është gjyqtare e Republikës së Shqipërisë? Fle në 2 divane dërrase, vet jam me parkison dhe vajza fle të këmbët e djalit. Dhe ata bëjnë të tilla marrëzira, nuk duruan ata tre ditë të bëhej mbledhja e KLGJ-së.
Ai djali me autizëm është lutur ta transferojnë nënën në Tiranë, kemi bërë letra presidentëve, kryetarëve të Kuvendit, dhe na thonin ‘ja do mendojmë’. Tre herë është ndërruar Gjykata e Krujës. Ardiana, pastaj ajo që është në Apel dhe një tjetër. Unë quhen Bejlul Hoxha.26-vjet ushtarak, me korrektësi maksimale për çdo gjë. Kam punuar që fëmijët e mi të jenë të edukuar, të jenë shembull i këtij shteti. Nipi im ka sot ditëlindjen, 19-vjeç, nuk priste ta festonte në këtë mënyrë.”- tha Hoxha për mediet.