Vendosni fjalën kyçe....

Mario Draghi betohet si kryeministri i ri i Italisë


Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, është betuar si kryeministri i ardhshëm i Italisë. Mediet e shtetit fqinj shkruajnë se janë betuar gjithashtu para presidentit Sergio Mattarella dhe 23 ministrat e qeverisë së tij.

Draghi dhe të gjithë ministrat recituan formulën vijuese përpara Kreut të Shtetit: “Betohem që të jem besnik ndaj Republikës dhe të respektoj me besnikëri Kushtetutën dhe ligjet e saj dhe të ushtroj funksionet e mia në interesin ekskluziv të Kombit”.

Pastaj Draghi iu drejtua Pallatit Chigi, ku Conte i dorëzoi zyrtarisht detyrën.

Të gjitha ministritë kryesore tanimë shkojnë te teknikët. Ekipi i ri i ministrave, i cili një të tretën i ka gra, u jep hapësirë ​​të gjitha partive të shumicës së madhe që mbështet ekzekutivin, me figurat e besuara të kryeministrit në departamentet kryesore.

Ai tashmë ka emëruar: një figurë të lartë në Lëvizjen Pesë Yje, Luigi Di Maio-n, si ministër i jashtëm.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *