Ministria e Shëndetësisë ka publikuar buletinin me të dhënat e pandemisë të shkaktuar nga Covid-19 në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3994 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1152 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 raste në Krujë, Vlorë, Mat, Gjirokastër, Kolonjë, 6 raste Ura-Vajgurore, Gramsh, 5 raste në Kamëz, Sarandë, 4 raste në Pogradec, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Mallakastër, Delvinë, Malësi e Madhe, Skrapar, Maliq, 2 raste në Devoll, Përmet, Vau i Dejës, Selenicë, Himarë, Peqin, Vorë, 1 rast në Has, Divjakë, Belsh, Dibër, Patos, Poliçan, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 12 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 7 qytetarë nga Tirana, 1 qyetetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kolonja, të moshave 58 -86 vjeç.