Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Nga ora 8 e ditës së sotme deri të hënën ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda, bllokojnë punën e borëpastrueseve


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e ndodhur në nyjën e Milotit për të inspektuar gjendjen e rrugëve nga reshjet e dëborës që kanë përfshirë vendin lajmëroi se do ketë një ndalim qarkullimi për mjetet e tonazhit të rëndë nga dita e sotme deri ditën e hënë.

Balluku e shpjegoi këtë vendim se kamionat dhe mjetet e tjera të mëdha bllokojnë punën e borëpastrueseve për të hapur akset rrugore që mbushen nga dëbora.

Ndodhem në aksin nga nyja e Milotit në drejti të Shkodrës, në këto momente jemi në situatën enjë moti ekstrem jo vetëm për shkak të reshjeve ët dëborës, por edhe për shkak të erës e cila është e një shpejtësie mjaft të lartë. Ju bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të evitojnë qarkullimet në akset rrugore si ato kombëtare dhe ato që lidhin pjesët e qyteteve apo të fshatrave.

Situate është ekstreme, pavarësisht kësaj të gjitha borëpastrueset, të gjitha kompanitë që kryejnë mirëmbajtjen në të gjithë territorin e Shqipërisë janë në krye të detyrës.

Të gjitha ato zona që kemi deklaruar se duhet të përdoren zinxhirët, nuk lejohet nga policia rrugore kalimi pa zinxhirë në automjete.

Ndërkohë duke nisur sot nga ora 8 e darkës do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda të cilat krijojnë probleme dhe bllokojnë borëpastrueset, e kemi has këtë në aksin e Librazhdit në drejtim të Qafë Thanës. Deri të hënën në mëngjes në orën 08;00 të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohet të qarkullojnë në akset kombëtare”-tha Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *