Kryetari i PD-së në një dalje për shtyp nga selia blu i ka përmendur kundërshtarit të tij politik, Edi Rama premtimet e bëra të para 8 viteve të cilat sipas tij nuk janë mbajtur.
Basha tha se ka ardhur koha të largohet Rama të nisë puna për njerëzit në të gjitha fushat.
“Rama premtoi para 8 vjetësh kujdes shëndetësor falas për të gjithë, por e nuk bëri dhe shëndetësia është në kolaps. Rama premtoi para 4 vjetësh se do të ulte kostot e jetesës, po kostot e jetesës vetëm rriten. Tani ka filluar të thotë të tjera premtime boshe.
E gjithë kjo do të ishte për të qeshur sikur këto tallje të mos rëndonin mbi xhepat e shqiptarëve dhe të mos i vuanim në kurriz tash 8 vjet.
Ka ardhur koha të ndryshojmë, ka ardhur koha ta largojmë Ramën dhe të punojmë për njerëzit për qytetarët shqiptarë, në të gjitha fushat: ekonomi, arsim, shëndetësi, bujqësi, dhe në të gjitha fushat! Të dashur shqiptarë. Vendi ynë është nën ujë. Sërish. Rrugët janë bllokuar. Sërish. Njerëzit po jetojnë në çadra. Ende. Gra e fëmijë po vuajnë të ftohtin. Katastrofa natyrore kanë ndodhur këto kohë dhe gjithmonë do të ndodhin.”-tha ai.