Qarkullimi në Qafë Thanë vijon të jetë i bllokuar prej disa orësh. Një qytetar denoncon duke thënë se ka mbetur atje prej më shumë se gjashtë orësh.
Në një lidhje me Report TV, ai ka thënë se në rrugën në fjalë ka dhjetëra autobusë të bllokuar e sipas policisë bllokimi ka ardhur për shkak të një aksidenti ndërkohë që disa persona kanë thënë se nuk ka borëpastruese për hapjen e rrugëve.
“Kam mbi 6 orë e gjysmë që jam i bllokuar na Qafë Thanë, ka mbi 14 autobusë të bllokuar. Policia shqiptare thotë se ka ndodhur një aksident, mirëpo disa persona thanë se ska borëpastrues, kjo është arsyeja. Unë kam mbi 6 orë që pres, kurse disa të tjera që nga ora 12 e drekës. Nga ana maqedonase ka borëpastruese vetëm nga ana jonë ska. Që nga ora 12 e drekës.” – tha qytetari i bllokuar në Qafë Thanë.