Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti: Nuk e kemi prioritet ne dialogun me Serbinë


Kreu i LVV-së, Albin Kurti, që rezultoi fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka deklaruar në një konferencë për mediet se prioritet i qeverisë së re pas fitores në zgjedhje, nuk do të jetë dialogu me Serbinë, por do të jetë drejtësia dhe punësimi.

Sipas tij, në matjet e opinionit publik kjo temë radhitet ndër prioritet e fundit.

“Ne së pari presim certifikimin e rezultatit. Do ta shohim se kush janë deputetët e listës sonë me 110 kandidatë dhe pastaj do të vendosim se çfarë funksionesh më së miri kryen secili prej nesh.

Pra nuk do ta kemi prioritet ne krijimin e ekipit të dialogut me Serbinë. Ju e dini shumë mirë që në të gjitha matjet e opinionit publik dialogu me Serbinë është në vendin e gjashtë e herë në vendin e shtatë. Neve na kanë zgjedhur këta qytetarë dhe u përgjigjemi atyre. Prioritet i kemi drejtësinë dhe punësimin.”- deklaroi Kurti. 

Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se u fituan jo vetëm zgjedhjet, por referendumi për drejtësi e kundër kapjes së shtetit. Ai shtoi se nuk do hakmerrej ndaj askujt, por se do të kërkonte drejtësi për këdo.

“Rruga përpara është e gjatë, do të kemi pengesa e do të bëjmë ndonjë gabim por qëllimin e kemi të mirë e fisnik e unë çdo herë do të jem i hapur me ju. Nuk do të hakmerremi ndaj askujt, por do të kërkojmë drejtësi ndaj secilit e kudo. Pra drejtësi, jo hakmarrje.

Secili nga ne duhet të marrë përgjegjësinë që na takon që ta bëjmë vendin tonë të jetueshëm për të gjithë, ashtu siç është i dashur për të gjithë.

Ne e kemi bërë koalicionin me presidenten Vjosa Osmani dhe ky rezultat na konfirmon, që nuk kemi nevojë e as interes për ata që duhet të reformohen në opozitë.”- tha Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *