Një grup të rinjsh janë përpjekur t’i vijnë në ndihmë një gruaje të moshuar, e cila ishte e sëmurë dhe duhej të dërgohej në spital, por dëbora kishte bllokuar rrugën.
Ky episod ka ndodhur në fshatin Limaj në Dibër, ku siç e tregojnë pamjet e publikuara nga televizioni “ABC News”, të rinjtë fillimisht e shtyjnë makinën dhe më pas me anë të disa lopatave përpiqen të hapin rrugën në mënyrë që ajo të kalojë.
Por terreni malor nuk i ka lejuar të bëjnë përpara pavarësisht të gjitha përpjekjeve. Për fat të keq e moshuara nuk ka mbërritur në kohë në spital pasi ka ndërruar jetë rrugës.