Vendosni fjalën kyçe....

Balluku ironizon opozitën parlamentare: Meqë u mbeti mendja të borëpastruesja, u ofroj nga një xhiro të gjithëve


Ministrja e Infrastrukturës, Balluku, pohoi sot se situata me borën në vend është administruar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ajo ironizoi deputeten e opozitës parlamentare Dhimitri dhe deputetët e tjerë të opozitës , duke thënë se nëse i kishte mbetur merak puna e borëpastrueses, mund t’u ofrojë nga një xhiro të gjithë deputetëve.

o kështu, Balluku, solli si shembuj tërmetin në Itali e Turqi, ku banorët janë ende duke jetuar në kontenier ndërsa në Shqipëri shtëpitë janë duke mbaruar të gjitha.

“Nuk ka pasur as bllokime për ditë të tëra por ka pasur një situatë normale dhe është mirë të shikoni sesi funksionon gjatë një situatë të tillë të motit ekstrem. Është përballuar në mënyrën më të mirë kjo situatë. E di pse mu desh të futesha në borëpastruese, të gjithë juve qqë ju mbeti mendja të borëpastruesja, mund t’u hip të gjithëve të bëni nga një xhiro sepse kemi 498 mjete në dispozicion.

Komunikimi nuk bëhej dot nga terreni pasi ishte stuhi dhe m’u desh ta bëja komunikimin nga brenda kabinës. Ju nga divani duke parë televizor menduat se e hapët rrugën nga shtëpia, duke parë televizor. Hape pak internetin dhe shiko pak se çfarë ndodh pas dhjetë vitesh në Akuila, Itali. Njerëzit jetojnë ende në kontenier ndërkohë që ne po mbarojmë shtëpitë në të gjitha zonat e goditura nga tërmeti. Nuk mjafton tërmeti e pandemia, po duheni edhe ju që hidhni përditë helm, i helmuat. Mirë që nuk ndihmoni por hidhni helm.” – tha Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *