Isa Mustafa pritet të japë sot dorëheqjen si kryetar i LDK-së pas humbjes dërrmuese në zgjedhjet e djeshme në Kosovë.
Lajmi pohohet nga burimet brenda forcës politike në fjalë, që citohen nga mediat e atjeshme.
Dy kandidatët kryesorë për të marrë kreun e LDK-së janë Lutfi Haziri ose Kujtim Shala.
Në zgjedhjet e ditës së djeshme, partia e drejtuar nga Mustafa pësoi humbjen më të thellë në historinë e saj duke marrë 13.08 për qind të votave, duke u renditur në vend të tretë, shkruan Lajmi.