Vendosni fjalën kyçe....

Projektet e impianteve të erës që nga 2007, ERE nis heqjen e licencave për katër kompani


Katër kompani të interesuara për të ndërtuar impiante eolikë me plane që datojnë qysh nga viti 2008 janë njoftuar nga Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për fillimin e procedurave të heqjes së licencës.

Në një nga mbledhjet e fundit të këtij Enti janë bërë të ditura edhe arsyet e vendimit duke hedhur kështu poshtë edhe kërkesat për zgjatje të afatit. Lidhur me kompaninë e parë “E-VENTO s.r.l ALBANIA” ERE nënvizon se një pjesë e turbinave, të paktën 15 për qnd e tyre kalojnë në zona historike.

Po kështu nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë është kërkuar pranë ERE që të mos bëhet më shtyrje e afateve të licencave pasi planet e reja të investimeve po udhëhiqen nga kuadri i ri ligjor si dhe projekte që po vlerësohen në bashkëpunim edhe me Bakën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Për kompaninë e dytë “ERS-08” sh.p.k është rrëzuar sërish kërkesa për zgjatjen e afatit për vendimin e vitit 2008. Edhe në këtë rast ERE citon kërkesën e MIE.

“Në kuadër të projektit të asistencës që MIE ka marrë nga BERZH-i për ndërtimin e parqeveeolike, është përcjellë një MEMO mbi statusin ligjor te licencave ekzistuese per prodhimin ne energjisë e elektrike nga era dhe revokimin e mundshëm te tyre, si dhe një studim mbi zonat potenciale për ndërtimin e këtyre parqeve eolike dhe zonat në të cilat, për shkak të statusit të tyre, nuk mund të ndërtohen parqe të tilla” thuhet në vendim.

Vendimi i tretë i ERE lidhet me rrëzimin e kërkesës së “HERA” sh.p.k. Kjo e fundit sipas një vendimi të 2007 i është dhënë një licencë . në aktivitetin e ndërtimit, instalimit dhe shfrytëzimit të centraleve elektrik me erë, si dhe prodhimin e energjisë elektrike (projekti KAPPET), me fuqi 150 MW.

Kompania e katërt për të cilën ERE ka vendosur të rrëzojë kërkesën për shtyje të afatit është “BIOPOWER GREEN ENERGY”.

Vendimet e ERE-s për nisjen e procedurave të heqjes së licencës për kompanitë vijnë vetëm pak kohë pas asaj që u nënvizua në fund të vitit 2020 kur kompanive iu lanë 30 ditë kohë për plotësimin e kushteve që duhet të bënin kompanitë.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *