Shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo ka kallëzuar në polici një grua e cila e shqetësonte përmes telefonatave të vazhdueshme.
Sipas Balkanweb, gruaja e re nga Berati e ka shqetësuar Çomon vazhdimisht prej dy javësh në telefon.
Çështja po trajtohet nga Komisariati nr.4, i cili ka referuar materialet në prokurori për 32-vjeçaren e dyshuar.
Shefja e Infektivit kishte trajtuar rastin e një familjari të 32-vjeçares dhe gjatë kohës që pacienti ishte në spital, mjekja informonte të renë përmes celularit. Mirëpo kjo e fundit i ka vijuar telefonatat duke e telefonuar rreth 20 herë në ditë, derisa mjekja nuk ka duruar më dhe e ka denoncuar.
Thirrjet telefonike që bëhen me qëllim për të prishur qetësinë e tjetrit, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit.