Vendosni fjalën kyçe....

Nis vaksinimi në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër, Rama: Procesi mbaron sot


Shtëpia e të moshuarve në Shkodër është e para ku ka nisur procesi i vaksinimit për të moshuarit në vendin tonë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ndodhen sot në Shkodër për nisjen e fushatës së vaksinimit në Shkodër, që është edhe i pari në rang rajonal pasi më parë vaksinimet e mjekëve janë bërë në Tiranë.

Kryeministri Rama tha se vaksinimi i të moshuarve do të mbarojë brenda ditës së sotme.

“Ne kemi ardhur t’ju bëjmë vaksinën, që të shpëtoni. Procesi mbaron sot, të jeni mirë me shëndet mbi të gjitha.”- u shpreh Rama.

Siç bëri me dije dhe ministrja Manastirliu, 45 të moshuar pritet të marrin sot dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

Manastirliu tha se stafi në shtëpitë e të moshuarve, gjatë periudhës së pandemisë kanë qëndruar të karantinuar 24 orë, për shkak se mund të përbënin një rrezik për moshën e tretë, e për këtë janë shpërblyer me 50 mijë lekë plus pagës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *