Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën nga Covid-19 mjeku në Vlorë, Shqipëria me numër të lartë viktimash mes bluzave të bardha


Një tjetër mjek ka humbur jetën në vend lidhur me Covid-19. Bëhet fjalë për mjekun dermatolog nga Vlora, Llambro Bala.

Ai ishte infektuar prej disa ditësh ndërsa lajmi për vdekjen e tij e ka dhënë ‘Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë’.

Shqipëria është një nga vendet me numër të lartë viktimash mes bluzave të bardha. Deri në fund të dhjetorit 2020 numëroheshin 27 viktima mes bluzave të bardha ndërsa numri është rritur me disa të tjerë me fillimin e vitit.

Edhe pse vendi ka nisur zyrtarisht vaksinimin kundër Covid-19, pjesa dërrmuese e tyre nuk e kanë bërë ende vaksinën për shkak të mungesës së tyre.

Sipas planit të qeverisë, personeli shëndetësor në vend do jenë në vijën e parë të vaksinimit por nuk dihet ende kur mund të përfundojë procesi duke qenë se nuk ka asnjë qartësi lidhur me numrin e vaksinave që do vijnë në vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *