Moska është goditur me reshjet më të këqija të borës në dekada, me motin që bllokoi udhëtimet ajrore dhe trafikun rrugor. Disa njerëz janë plagosur si rezultat i shembjes së çative në rajonin përreth kryeqytetit
Moti i pafavorshëm goditi kryeqytetin rus dhe zonën e tij më të gjerë metropolitane gjatë fundjavës dhe bora vazhdoi të binte për dy ditë rresht. Reshje të tilla nuk janë parë në qytet prej më shumë se 50 vitesh, me rekordin që daton në vitin 1973.
Automjetet e rënda mbetën të bllokuara në rrugët kryesore hyrëse e dalëse të Moskës duke u bërë pengesë edhe për mjetet e vogla.
Disa udhëtarë zbritën nga taksitë dhe parapëlqyen të ecin në këmbë për të kapur në kohë fluturimet apo orarin e punës, edhe pse nuk dihet se sa ia kanë dalë mbanë.