Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Braktisjen e qeverisë e gjen kudo, PD-ja program të mirëmenduar për krijimin e vendeve të punës


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë vizitës në një familje në Elbasan, nëpërmjet nevojave dhe problematikave të treguara nga kryefamiljari është përpjekur të shfaqë edhe situatën socio-ekonomike që ekziston në vend.

Bardhi thotë se familjet shqiptare kanë nevojë për kushte normale.

Më tej drejtuesi politik i PD-së në Elbasan thotë se forca e tij politike ka programin që do krijojë vendet e punës dhe do ulë çmimin e dritave.

“Braktisjen nga qeveria, dhe ngecjen në vend numëro e gjen ngado! Po e dhimbshme kjo gjendje shfaqet tek shtëpia e Naim Nexhës, në lagjen 5 maji në Elbasan. Dy fëmijë i ka jashtë, ka vetëm djalin e vogël këtu, të shumtën e kohës pa punë. Vetë merr asistencë 56 mijë lekë të vjetra në muaj, ku më shumë se gjysma ikin për të paguar dritat. Punon ndonjëherë gruaja, Alija, disa orë në ditë, i shërben një të moshuare, dhe arrin të sigurojë 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Pamjet flasin vetë.

Naimi dhe familja e tij kanë nevojë për kushte normale, jetë normale, duan të dalin nga varfëria. PD ka një program të mirëmenduar, për dyfishim të ndihmës ekonomike, për uljen e çmimit të dritave, dhe për krijimin e vendeve të punës.

Me 25 prill, fitojnë njerëzit, fitojnë të lënët pas dore si Naimi, fiton Shqipëria dhe humb Edi Rama!”-shkruan Bardhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *